Bukuroshja, Endi Demneri, përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e 72-të të “Miss Universe 2023”, pasi u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë.

Momenti epik dhe që u përfol në media, ishte veshja që ajo përzgjodhi për të përfaqësuar vendin tonë. Endi Demneri rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me një veshje me krahë shqiponje, e realizuar nga stilistja e mirënjohur, Enada At’Nikolla.

Miss-i ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, këtë të enjte, për të folur rreth këtij momenti.

Demneri u shpreh se kjo ishte një eksperiencë shumë unike dhe se donte ta “shpaloste” në maksimum dashurinë e saj për Shqipërinë.


Rudina Magjistari: Endi më trego pak për momentin kur e veshe atë veshjen e krahëve me shqiponjën, që duhet të dilje aty. Sa e rëndë ishte, se the që rëndonte goxha edhe ti duhet të hapje sfilatën në atë moment, apo jo? Sa kurajo t’u desh në atë moment? Çfarë i the vetes para se të nisje, para se të startoje?

Endi Demneri: Jam një vajzë që gjithmonë i them “po” çdo lloj sfide që jeta më ofron. Jam gati dhe gjithmonë përpiqem të jap maksimumin në çdo lloj aspekti të mundshëm. Kur kam dal në skenë, emocioni në i madh ishte të thoja “Albania”, sepse do prezantoja vendin tim. Kur kam vendosur krahët, kam thënë vetëm një gjë: “Jep maksimumin dhe tregoju të gjithëve se sa e do ti vendin tënd”. Dhe jam përpjekur pa fund që ta bëj këtë gjë. Është një eksperiencë unike.

Rudina Magjistari: Ishin të rënda ë? Ishin të rënda goxha apo jo?

Endi Demneri: Në atë moment ishin pupël, nuk i ndieja fare. /tvklan.al