Përfaqësuesja e volejbollit për femra e mbylli me 2 fitore dhe 1 humbje turneun Novotel Cup. Vajzat kuqezi të drejtuar nga Altin Mërtiri arritën të triumfonin 3 – 0 me sete me skuadrën vendase Luksemburgun dhe Lihtenshtejnin.

Shqipëria u mund 3 – 1 nga Norvegjia një ekip më i fortë, por duke shfaqur një lojë të mirë. Turneu i mbajtur në Luksemburg shërbeu edhe për të parë lojtare të reja.

Përfaqësuesja e femrave mori pjesë këtë vit edhe në Ligën e Europës.

Tv Klan