Nga samiti Ballkani Perëndimor- BE-SHBA pati dy rezultate praktike për popujt e rajonit. Kostot e transfertave bankare mes rajonit dhe BE-se do të ulen me 5% duke kursyer plot 500 milionë Euro në vit. Gjithashtu do të zgjerohen korsitë e gjelbra për kamionët në pikat kufitare duke ulur kohën e pritjes në kufi dhe rritur tregtinë dhe shkëmbimin e mallrave.

Këto arritje i përshëndeti i dërguari i SHBA-së për Ballkanin James O’Brien. Ai tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të përfitoje së shpejti nga “Plani i Rritjes” së BE-së i mbështetur edhe nga SHBA

O’Brien përmendi se këto arritje do të shtyhen më tej në këmbim të reformave që duhet të ndërmarrin vendet për të pasur një qasje më të lehtë të shkëmbimit të mallrave me tregun evropian.  

“Vendet do të kenë qasje në tregun e përbashkët europian. Ky është një treg tepër i pasur i konsumatorëve që presin dhe bizneseve që duan të angazhohen. Diskutuam dy ide praktike, njëra prej të cilave do të zvogëlojë tarifat e transfertave të parave. Kjo mund t’u kursejë popujve 500 milionë Euro në vit. Ne folëm gjithashtu për zgjerimin e korsive të gjelbra. Ky është një nga hapat më të rëndësishëm që Bashkimi Europian ka ndërmarrë për të lejuar tregtinë e këtij rajoni. Është reduktuar tashmë më shumë se 20 vjet koha e pritjes vetëm vitin e kaluar në dogana.

Rikonfirmoi se plani i hartuar për rimëkëmbjen ekonomike të rajonit nuk përfshin veton nga asnjë vend, por bazohet në meritë personale.

“Çdo vend është përgjegjës për reformat e veta dhe për të punuar me sa më shumë fqinjë të mundet.

Plani i rritjes së BE-së për rajonin do të përfshijë hapjen e tregut të saj të përbashkët për vendet e Ballkanit Perëndimor në fusha të tilla si lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve, transporti dhe energjia.

Klan News