Përfitimi nga maska jo vetëm për virusin


Përfitimi nga maska jo vetëm për virusin

07:40 06/01/2021

Shumë njerëz ndërhynë në fytyrë dhe u fshehën pas pecetës mbrojtëse

Kur Ryu Han-na, një studente 20-vjeçare në universitet, bëri një operacion plastik në hundë në mes të Dhjetorit, ajo kishte një arsye të thjeshtë: mund të ishte shansi i fundit për ta bërë këtë fshehurazi para se njerëzit të fillonin heqjen e maskave këtë vit ndërsa shpërndahen vaksinat. Ryu është shprehur se aftësia për t’u rikuperuar në shtëpi dhe për të mbajtur një maskë në publik pa tërhequr vëmendjen ishin faktorë vendimtar.

“Gjithmonë kam dashur të bëj një ndërhyrje në hundë. Mendova se do të ishte më e mira për ta bërë atë tani para se njerëzit të fillojnë të heqin maskat ​​kur vaksinat të bëhen të disponueshme në 2021”, thekson ajo.

Ky qëndrim po nxit kërkesën për operacione të tilla në Korenë e Jugut, e cila tashmë ka parë një përmirësim në kirurgjinë kozmetike në vitin 2020.

Vendi prej kohësh mban numrin një për kirurgjinë kozmetike edhe gjatë periudhave jopandemike. Kjo industri në 2020 pati një bum të ardhurash prej gati 10.7 miliardë dollarë në 2020, një rritje prej 9.2% . Sipas Gangnam Unni, platforma më e madhe në internet e kirurgjisë kozmetike në vend tregon se të ardhurat e kësaj industrie priten të rriten në 11.8 miliardë dollarë këtë vit.

Kirurgët kozmetikë thonë se pacientët janë të interesuar në të gjitha pjesët e fytyrës, ato që mund të fshihen lehtësisht nën maska, të tilla si hunda dhe buzët, të cilat disa i konsiderojnë kriteret e bukurisë.

Shin Sang-ho, i cili punon në Klinikën e Kirurgjisë Plastike Krismas në qendër të Gangnam, shprehet se shumë njerëz kanë shpenzuar pagesën e tyre të stimulit urgjent nga qeveria në spitale dhe klinika, duke rritur kështu të ardhurat e kësaj industrie përgjatë në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2020.

Të dhënat e qeverisë tregojnë se nga 12.95 miliardë dollarë të buxhetit, 10.6% u përdor në spitale dhe farmaci, segmenti i tretë më i madh sipas klasifikimit pas supermarketeve dhe restoranteve. Gangnam Unni tregon se përdoruesit e saj u rritën me 63% nga një vit më parë. 1 milion prej tyre kërkuan seanca këshillimi, dyfishin e shumës se në 2019.

Pandemia e bëri më të vështirë promovimin e shërbimeve për klientët e huaj, kështu që vitin e kaluar ajo përqafoi një fokus më lokal dhe rajonal. Por një valë e tretë e koronavirusit mbetet një shqetësim ndërsa vendi raporton rekorde rastesh të përditshme./tvklan.al






Të ngjashme