Shtabi i emergjencave: Grupet e punës janë në terren

Miratohet bonusi i qirasë për 660 familjet e para në Durrës. Vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg.

Sipas shtabit të emergjencave, në tiranë rezultojnë 810 banesa dhe 69 pallate të t pabanueshëm. Më shumë se 3300 qytetarë të evakuuar nga banesat e tyre.

Po ashtu janë edhe 32 shkolla të dëmtuar vetëm në Tiranë. 12 grupe me inxhinierë të huaj dhe vendas po verifikojnë bashkinë Kamëz, ku rezulton se 1 shkollë dhe 4 kopshte kanë dalë jashtë funksionit.

Pesë  grupe pune në Kavajë po verifikojnë objektet për dëmet nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ndërsa në Rrogozhinë, 4 grupe pune po kryejnë verifikimin e banesave dhe pallateve.

Shtabi i emergjencave  vijon me rigorozitet monitorimin e cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura.

Tv Klan