Të dënuara për vepra të lehta penale

21 gra që vuanin dënimin në burgun e Ali Demit kanë fituar lirinë, pas amnistisë të votuar në parlament. Të dënuarat nuk kanë preferuar të flasin për mediat, pasi lanë qelitë. Shumë prej tyre iu shmangën kamerave. Por jo të gjitha përfituan lirinë, 27 prej tyre iu ul dënimi.

Ligji për faljen e të dënuarve u miratua në fillim të këtij viti dhe u dekretua nga Presidenti Ilir Meta në 14 Shkurt. Nga amnistia përfituan gratë me dënim deri në 3 vite burg, ndërsa burrat deri në 2 vite dhe mbi moshën 60 vjeç.

Të gjithë këta të dënuar kishin kryer vepra të lehta penale. Në total përfituan 175 të burgosur, përfshirë dhe 2 të mitur.

Tv Klan