Përforcohen argjinaturat e kanaleve kulluese në Fier që i çojnë ujërat e lumit deri në bregdet. Krahas pastrimit të kanaleve kullues, keto masa pritet të frenojnë vershimet e lumit Vjosa. Por për banorët e zonave të përmbytura të cilët ende nuk janë kompensuar, frika nga reshjet e shiut mbetet ende prezente.

“Ia kam frikën se ajo rruga atje, argjinatura nga ajo ura ajo hiqte gjysmën e lumit. Bllokohet andej dhe normal që në një vend do plasë, po qoftë pa zarar, mos qoftë në shtëpi”.

Nga ana tjetër, çarjet e mureve rrethues të shtëpive pranë kanaleve kullues ndikojnë që Vjosa të vërshojë në shtëpitë dhe tokat bujqësore.

“Nëse nuk zihen këto çarjet nga lumi, kot që është bërë për mua, se prapë do ketë përmbytje, duhet bërë patjetër. Ne ia kemi kërkuar edhe si fshat”.

Bashkia e Fierit po përfundon një nga investimet më të mëdha në sistemin kullues, çka mendohet të parandalojë vërshimet e lumit Vjosa.

Tv Klan