Talenti bardheblu pranë zyrtarizimit te Legia

Talenti bardheblu, Ernest Muçi është shumë pranë kalimit të Legia e Varshavës

Kjo gjë është konfirmuar dhe nga mediat vendase. 19 vjeçari me shumë gjasa do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Teutës.

Legia.net bën me dije se skuadra polake dëshiron të bëjë një transferim të katërt. Bëhet fjalë pikërisht për yllin e Tiranës, Ernest Muçi.

Nga ana e klubit polak janë ofruar 500 mijë euro dhe 10% të kartonit, ndërkohë qe raportohet se palët mund të kenë arritur një marrëveshje paraprake dhe zyrtarizimi duket shumë pranë

Ofertat për sulmuesin janë disa, por skuadra polake është më konkretja, për sa i përket parave. Bardheblutë duan të paktën 1 milion euro për lojtarët e tyre, të cilët si në Europë dhe kampionat kanë treguar gjëra të mëdha në fushën e lojës.

Klan News