Në një mbrëmje të mrekullueshme në X-Factor Albania në Tv Klan si kjo e sotmja, “The Chemicals” sollën magjinë italiane në skenë.

Kjo natë ishte e veçantë për shkak të pranisë së një figure të re në skenë, partneres së Rosarion, Cecilia.

Cecilia, një këngëtare dhe menaxhere nga Italia, ka ardhur në Tiranë për të mbështetur Rosarion në këtë aventurë në X-Factor.

Dhe, nuk qëndroi thjesht si mbështetëse, por u bashkua në skenë për të performuar së bashku me grupin, këngën “L’italiano” e Toto Cutugno.

Rosario dhe Giovanni u shprehën se ishin të lumtur që kishin mundësinë të performonin një këngë kaq të rëndësishme për ta, e cila flet për identitetin e tyre kombëtar dhe për historinë e tyre.

Cecilia, e cila u shfaq shumë e emocionuar, tregoi se si i mungonte Rosario, por shprehu lumturinë që Rosario po ndjek ëndrrën e tij në një skenë të madhe si X-Factor.

/tvklan.al