Tre persona mbetën të plagosur në një aksident të ndodhur këtë të premte në Berat. Tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën rreth orës 11:20 pranë fshatit Moravë, në aksin rrugor Berat-Poshnje.

Sipas policisë, 67-vjeçari Xh.B nga Kuçova udhëtonte me një makinë Benz kur u përplas me një Volkswagen që drejtohej nga një 44-vjeçar me iniciale A.A, banues në Moravë dhe më pas u përplas me një tjetër makinë Benz, në timonin e së cilës ishte 60-vjeçari me iniciale I.Z, nga Vlora.

Për pasojë u dëmtuan 2 prej shoferëve dhe nëna e 44-vjeçarit. 70-vjeçarja ishte pasagjere në makinën e të birit. Të plagosurit u dërguan në Spitalin e Beratit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/tvklan.al