Tre automjete u përfshinë në një aksident automobilistik në Elbasan. Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i kinezëve”.

Nga përplasja mbetën të plagosur 2 persona, të cilët u ndërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti. Efektivët e policisë në Elbasan po punojnë për zbardhjen e tij.

/tvklan.al