4 të plagosur në Lezhë

Një tjetër aksident i ndodhur paraditen e kësaj të premteje la të plagosur 4 persona në Lezhë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq.

Në aksident u përfshinë 3 makina me drejtues B.P., E.N., dhe Z.C. Të plagosur në këtë ngjarjen mbeti shoferi i njërës prej makinave, si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin ne makinë me të.

Policia tha se shoqëroi në komisariat dy shoferët e tjerë, ndërkohë që vijon puna për të sqaruar shkakun dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Më herët, një këmbësor 15-vjeçar mbeti i plagosur po në Lezhë, pasi u përplas nga një makinë. Në këtë rast ngjarja ndodhi në Ishull Lezhë. I plagosuri u dërgua në spital, ndërsa policia ndaloi shoferin e makinës./tvklan.al