3 makina u përfshinë në një aksident rrugor këtë të diel rreth orës 16:40, në autostradën Durrës-Tiranë.

Burime zyrtare thonë se në aksident u përfshi një makinë me targë AA 011 ED me drejtues Xh. Y, mjeti me targë AA 827 RC, me drejtuese E. D., dhe mjeti me targë AA 868 DZ, me drejtuese R. K.

Nga ky aksident mbeti e lënduar njëra prej shofereve, R. K., e cila u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë, që po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

/tvklan.al