Tre automjete janë përfshirë në një aksident në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke dëmtuar tre persona që ndodheshin në njërën prej makinave. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15 në kryeqytet.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe dy pasagjeret që kanë qenë në mjetin e tij, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Automjetet kanë pësuar dëmtime gjatë përplasjes më njëri tjetrin. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al