Një aksident ku u përfshinë 6 mjete ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin kryesor të Fierit.

Mbetet ende e paqartë se cili nga automjetet e shkaktoi këtë aksident. Një makinë tip “Benz”, një “Opel” dhe një “Audi” u përplasën fillimisht më njëra-tjetrën, e më pas me 3 automjete të parkuara në rrugë.

Nga ky aksident shpëtuan me lëndime të lehta dy nga drejtuesit e mjeteve, të cilët më pas u shoqëruan në komisariatin e Fierit. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara me të cilat po ecnin makinat.

/abcnews.al