Dje rreth orës 04:30, në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti i 33-vjeçarit me iniciale M. M.

Po në Elbasan, në lagjen “Haxhias” ka rënë zjarr sot rreth orës 02:30 dhe është djegur automjeti i qytetares me iniciale A.I.

Për pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale tek të 2 rastet. Vijojnë hetimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarreve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./tvklan.al