Përfshihen nga zjarri pyjet e Dibrës dhe Bulqizës

Përfshihen nga zjarri pyjet e Dibrës dhe Bulqizës

13:40 15/09/2019

Pyjet e Dibrës dhe Bulqizës janë përfshirë nga flakët. Bëhet fjalë për dy vatra të mëdha zjarri që kanë nisur prej tri ditësh në masivin pyjor me pisha në fshatin Vlashaj të Njësisë Administrative Lurë në Bashkinë Dibër. 

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ndërsa flakët janë në një zonë që është pranë me banesat. Banorët thonë se sipërfaqja e djegur deri tani shkon në 10 ha. Ata kërkojnë ndërhyrje nga ajri pasi shuarja e zjarrit nga toka është e pamundur. Vatra tjetër e zjarrit është aktive në Njësinë Administrative Shupenzë.

Flakët kanë përfshirë pyjet me dushqe në fshatin Mazhicë. Deri tani besohet se janë djegur rreth 5 ha. Edhe në këtë fshat vatra e zjarrit po ju afrohet banesave. Banorët kërkojnë ndërhyrje të instancave pasi vetë e kanë të pamundur shuarjen e zjarrit. /ABC New Albania 24/7


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori