Përfshihet në aksident Arnold Schwarzenegger




Përfshihet në aksident Arnold Schwarzenegger

20:40 22/01/2022

Aktori hollivudian, Arnold Schwarzenegger është përfshirë në një aksident automobilistik në Los Anxhelos, ka konfirmuar zëdhënësi i tij. Nga përplasja e katër automjeteve, ka mbetur i plagosur një person.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një automjet tip SUV të madh mbi të paktën dy automjete në një kryqëzim në Brentwood. Aktori mund të shihet duke qëndruar pranë. Policia tha se nuk është bërë asnjë arrestim dhe përjashtoi përfshirjen e drogës dhe alkoolit.

Oficerët nuk i identifikuan personat e përfshirë, por aktori dhe ish-zëdhënësi i guvernatorit të Kalifornisë konfirmoi për Los Angeles Times se ai po drejtonte SUV-in, kur ndodhi incidenti. Zëdhënësi i Schwarzenegger tha se aktori ishte i padëmtuar dhe kishte folur me shërbimet e urgjencës dhe personin e plagosur. Aksidenti është aktualisht nën hetim.

Klan News











Të ngjashme