Një 19-vjeçar shqiptar përfundoi në spital në Cremona të Italisë, pasi u përfshi në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi pak pas mesditës të së mërkurës, disa metra lart rrethrrotullimit të Spinadesco-s.

Sipas mediave fqinje, 19-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, goditi me makinë një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçar italian.

Përplasja nuk ishte shumë e fortë, por papritur makina e të riut shqiptar, një Volkswagen Golf, shpërtheu në flakë. Për pasojë 19-vjeçari mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital. Fatmirësisht ai mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

/tvklan.al