Një banesë 1-katëshe në Durrës është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.2 të qytetit bregdetar. Në vendngjarje shkuan forcat e zjarrfikëses dhe të policisë, të cilat vendosën nën kontroll flakët e zjarrit.

Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga zjarri, por vetëm dëme materiale. Autoritetet nisën hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

/tvklan.al