Përfshihet nga flakët banesa në Fier


Përfshihet nga flakët banesa në Fier

15:54 12/02/2024

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditen e sotme. Gazetarja e Klan News, Anila Sefa raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në Hoxhare të Fierit, në katin e parë të një pallati tre – katësh.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse ku falë ndërhyrjes së tyre, zjarri u vu nën kontroll.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy të moshuar të cilët kanë arritur të dalin në kohë. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale ndërsa të moshuarit janë dërguar drejt spitalit rajonal të Fierit për shkak të asfiksimit nga tymi.

Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Klan News









Të ngjashme