Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë


Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë

23:36 30/07/2021

Një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë. Mësohet se apartamenti që është djegur ndodhet në rrugën Besim Fagu.

Siç shihet dhe nga video e dërguar nga qytetarët në redaksinë e Tvklan.al, zjarri është shuar dhe punonjësit zjarrfikës kanë kryer dhe evakuimin e banorëve.

Disa makina zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe bëhet me dije se tashmë situata është vënë nën kontroll./tvklan.al







Të ngjashme