Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë natës në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45 në lagjen Nr.16.

Sipas policisë, automjeti në pronësi të E.M. ka qenë i parkuar në momentin që u përfshi nga flakët. Për shkak të zjarrit, mjeti u dogj pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe  përcaktimin e shkakut të zjarrit.  /tvklan.al