Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarri pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu i 1”.

Qytetarët kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes në rubrikën Kallëzo tvklan.al. Në video duket tymi që del nga automjeti.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, por dëme materiale. Shkaqet dyshohet që të jenë aksidentale. /tvklan.al