Tym dhe flakë gjithandej në Greqi. Nuk kanë mjaftuar flakët që kanë përfshirë malin Hymettus në Athinë ditën e sotme dhe zjarri në ishullin Elafonissos ditën e diel. Një motoskaf është përfshirë nga flakët në mes të detit mesditën e kësaj të hënë në ishullin Symi.

Motoskafi me flamurin holandez ka marrë flakë, por fatmirësisht askush që ishte mbi të nuk është lënduar. Pasagjerët janë hedhur menjëherë në det sapo kanë parë flakët.

Mediat greke raportojnë se nuk dihet ende shkaku i zjarrit të rënë në motoskaf. Kanë qenë shërbimet e zjarrfikëses ata që kanë bërë të mundur fikjen  e zjarrit dhe vënien nën kontroll të situatës./tvklan.al