Një instalacion i vendosur në Tiranë në kuadër të festave të fundvitit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e të dielës pranë stadiumit Air Albania. Menjëherë janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse të cilët kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve.

Gjithashtu është njoftuar edhe policia, konkretisht shërbimet e Komisatiatit nr.1. Këta të fundit kanë kryer hetime për të zbuluar autorin e zjarrvënies. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se nga verifikimet ka rezultuar që autor i kësaj ngjarjeje është 14-vjeçari Arjan Z.. I mituri së bashku me një tjetër të mitur dyshohen si autorë të vendosjes së zjarrit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për ndalimin e tyre./tvklan.al