Një lokal është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në qendër të Tiranës. Burime paraprake thonë se bëhet fjalë për një lokal të vjetër që ndodhet në afërsi të Kullës së Sahatit.

Tvklan.al

sjell pamjet e këtij zjarri. Siç mund të shihet edhe në video, një shtëllungë e madhe tymi është përhapur në qiell. Nuk dihet ende shkaku i rënies së këtij zjarri, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e zjarrfikëses që po punojnë për shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

/tvklan.al