Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure në Llogara.

Siç mund të shihet edhe në këto pamje të mbërritura në rubrikën “Kallëzo”, në tvklan.al, automjeti është përpirë i gjithi nga flakët.

Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten të paqarta./tvklan.al