Një makinë u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të enjteje në Durrës. Gazetarja Enkelejda Arapi raporton se ngjarja ndodhi në qendër të qytetit.

Paraprakisht sipas gazetares, shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Megjithatë janë autoritetet hetimore ata që pritet të përcaktojnë shkakun e saktë të rënies së zjarrit.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar./tvklan.al