Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin me pisha të Darëzezës në Fier. Më shumë se një hektar është shkrumbuar, ndërsa flakët vazhdojnë të kenë intensitet të lartë.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëse të Fierit dhe të Ballshit për të bërë të mundur lokalizimin dhe neutralizimin e flakëve. Zjarri i madh po favorizohet edhe nga era, gjë e cila ka vështirësuar shumë punën e punonjësve të zjarrfikëses.

Flakët ende nuk janë problem për bizneset apo ndërtesa të ndryshme. Në këtë zonë ndodhen lokale dhe ndërtime provizore pranë plazhit, por deri tani nuk ka rrezik për këto objekte. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe është pista kryesore e hetimit të policisë dhe prokurorisë.

Tv Klan