Një shtëpi private është përfshirë nga flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se zjarri ra në një vilë 3-katëshe në rrugën “Siri Kodra” pranë shinave të trenit.

Në vendngjarje shkuan me urgjencë forcat zjarrfikëse sapo u sinjalizuan për ngjarjen.

Zjarri kishte rënë në çatinë e godinës 3-katëshe për shkaqe ende të panjohura. Zjarrfikësit ndërhynë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Për fat të mirë nuk u lëndua asnjë person, por ka patur vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shkuan edhe forcat policore të cilat nisën hetimet për të zbardhur shkaqet. /tvklan.al