Një vilë 4-katëshe në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:30 në rrugën “Skënder Luarasi”.

Zjarri ka rënë në papafingon e vilës, ndërsa nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Banorët u evakuuan në kohë nga forcat zjarrfikëse dhe policia.

Këto janë edhe pamjet e godinës në flakë, të siguruara me dron nga operatori i Tv Klan, Beni Haxhiaj.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. /tvklan.al