Policia po heton për zjarrvënie të qëllimshme

Një makinë e tipit “BMW X6” është djegur gjatë natës së sotme në qytetin e Pogradecit. Mjeti ishte parkuar poshtë një pallati dhe rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit ka marrë flakë.

Makina e djegur është në pronësi të biznesmenit Alfred Cenkollari, pronar i disa bizneseve dhe një restoranti në Pogradec.

Policia po heton pistën e ngjarjes aksidentale, por duke mos përjashtuar edhe zjarrvënien e qëllimshme.

Tv Klan