Një magazinë kafeje në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët e zjarrit rreth orës 15:30. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli” në magazinën në pronësi të biznesmenit H.O.

Në vendngjarje shkuan forcat e zjarrfikëses, të cilat vendosën flakët nën kontroll dhe bënë të mundur shuarjen e tyre. Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në magazinë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

/tvklan.al