Një pallat është përfshirë nga flakët e zjarrit në bulevardin “Zogu 1” në Tiranë. Sikurse duket në pamjet e siguruara nga tvklan.al, zjarri ka rënë në katet e sipërme të ndërtesës.

Në vendngjarje shkuan disa zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta, por paraprakisht dyshohet se mund të kenë ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike. /tvklan.al