Një pikë servisi automjetesh është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji në fshatin Katund i Ri rreth orës 07:50.

Si pasojë e flakëve të zjarrit u dogj magazina me pjesë këmbimi të automjeteve dhe dy makina të cilat kanë qenë të parkuara brenda servisit.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor i policisë po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje.  /tvklan.al