Përfundojnë 4 shtëpi të tjera në Farkë



Përfundojnë 4 shtëpi të tjera në Farkë

20:35 22/10/2020

Javën tjetër marrëveshja për 2224 apartamente në Durrës

Kryeministri Edi Rama u ka dorëzuar çelësat e shtëpive të reja 4 familjeve të tjera në farkë të prekura nga tërmeti i Nëntorit. Ndërkohë që javën e ardhshme nënshkruhet marrëveshja me Abu Dabin për ndërtimin e 2224 apartamente në Durrës.

Kryeministri Edi Rama së bashku me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj ishin në Farkë ku dorëzuan certifikatat e pronësisë për katër familje që mbetën pa strehë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj dhe, i kanë dorëzuar çelësat e shtëpive të reja katër familjeve në farkë që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas Ramës ky është tregues i një premtimi të mbajtur.

Hë e mbajtëm fjalën, i ndërtuam banesat. Se ju të PD-së nuk e besonit…”, u shpreh Rama.

Kryeministri nuk la pa ironizuar edhe opozitën që u ka kërkuar qytetarëve mos dalin nga banesat e dëmtuara nga tërmeti.

Si mund t’i thuash njerëzve mos dilni nga shtëpia. Në këtë pikë i dashur kemi të njëjtin hall me këta. O ju, ose ne na qepen me tigan në dorë dhe thonë duam peshk. Ky është helmi i përditshëm por njerëzit nuk janë budallenj”, shtoi Rama.

Ndërsa ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj bëri të ditur se javën që vjen do të nisë edhe ndërtimi i pallateve të dëmtuara në Durrës dhe Krujë.

Javën që vjen hapim themelet e 5 majit edhe në Durrës 2 pallatet e para. Javën tjetër do nënshkruajmë marrëveshjen me Abu Dabin për 2224 apartamente në Durrës”.

Tv Klan




Të ngjashme