40 % të punimeve të Rrugës së Arbrit ka përfundur. Ndalesa e parë e inspektimit që bëri Kryeministri Rama ishte tuneli i pestë që ka një gjatësi prej 500 metrash.

Pjesa më e vështirë është  ndërtimi i Urës së Vashës që lidh dy tunele të këtij sigmenti rrugor. Ajo ka një lartësi pre 150 metrash.

Sa i takon afateve për përfundimin e punimeve, Rama shkëmbeu batuta si me minitren Balluku ashtu edhe me pronarin e kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës.

Rruga e Arbrit pritet t’i shkurtojë 100 kilometra Tiranës, Dibrës dhe Shkupit. Kjo rrugë ka 7 tunele me gjatësi totale 8.5 km nga të cilat janë hapur plotësisht 5 tunele. Një volum i madh pune është kryer për ndërtimin e katër urave kryesore.

Tv Klan