Pas përfundimit të projektit të rindërtimit, në këtë lagje në Shijak do të strehohen 660 familje në 31 pallate të reja që përfundojnë brenda këtij viti.

Investimi për këtë zonë, që u inspektua nga Kryeministri këtë fillim jave, është 25 milionë dollarë, pa përfshirë infrastrukturën dhe objektet publike.

Paralelisht vijon puna dhe për shtëpitë individuale, që në Bashkinë e Shijakut kanë përfunduar 110 të tilla dhe brenda vitit do të jenë gati dhe 140 të tjera.

Programi i rindërtimit në të gjitha zonat që u prekën nga tërmeti po shërben dhe si projekt strehimi afatgjatë pasi një pjesë e përfitueseve po marrin sipërfaqe më të mëdha banimi duke krijuar mundësi dhe për sistemimin e familjeve me disa kurora.

Tv Klan