Në 5.9 kilometrat e tunelit të Llogarasë kanë përfunduar si gjurmë rruge. Makineritë kanë bërë të mundur këtë të martë çarjen e anës tjetër të malit, që përmes një ure do të lidhet me Palasën.

Ministrja e Infrastrukturës, në inspektimin me Kryeministrin, parashikon që rruga të jetë në funksion të plotë qarkullimi në 1 Qershor 2024.

Ne duhet të dorëzojmë veprën në 10 Gusht 2024. Nuk duam të zotohemi pasi siç e kemi thënë gjithmonë, veprat infrastrukturore kanë edhe të papritura, megjithatë synimi im është që në sezonin e 2024 të jenë gati më 1 Qershor dhe operative për gjithë qytetarët”, u shpreh Balluku.

Kompanitë që punojnë në këtë aks janë shqiptare dhe turke, ndërsa supervizori grek. Për Kryeministrin dhe kjo është një arritje e këtij investimi që bën bashkë dy shtete që janë në mosmarrëveshje historike mes tyre.

“Vetëm një tunel shqiptar i bën bashkë Turqinë dhe Greqinë”.

Vlera e këtij investimi është 142 milionë Euro. Kalimi në tunel do të jetë me pagesë dhe mund të pershkohet në vetëm 7 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me plazhet e mrekullueshme të jugut të vendit.

Qeveria parashikon që bashkë me aeroportin e Vlorës, tuneli do t’i japë një tjetër hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë.

Tv Klan