Shkojnë në gjyq Sokol Sanxhaktari dhe 3 të tjerë

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdarit. Të dy akuzohen për vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim të Florian Lamçes në 30 Korrik 2020 në këtë qytet.

Prokuroria ka ngritur akuzë edhe për Amadeus Lamçja dhe Mehmet Muça për moskallëzim krimi deklarim të rremë. Personat e mësipërm ndodheshin në një nga lokalet e qytetit ku kanë konsumuar pije alkoolike. Rreth orës 4 të mëngjesit aty ka nisur një sherr me sende të forta.

Nga përplasja humbi jetën 30-vjeçari Florian Lamçe. Ai ka qenë i dënuar në të kaluarën me 3 vite burg për moskallëzim krimi për vrasjen e Almir Canit në 2012-ën në Elbasan. Për vrasjen po vuan dënimin me 22 vite burg vëllai i tij Olsi Lamçe. 

Edhe Sokol Sanxhaktari është një person që është arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Tv Klan