Karnavalet e famshme të Rios mbyllën në orët e para të së dielës një javë të mbushur me kërcime, ngjyra dhe festë. Fishekzjarret dhe muzika kënaqën turmat e njerëzve që ishin mbledhur për të ndjekur paradat e 6 shkollave më të mira të sambas.

Gjithçka kulmoi mbrëmjen e së shtunës me Paradën e Kampionëve. Valltare me kostume vezulluese treguan aftësitë e tyre të kërcimit para 75 mijë njerëzve që kishin mbushur rrugët.

Shkollat e sambas parakaluan njëra pas tjetrës. Këtë vit, kampione u shpall shkolla Vira-Duro që nxori në pah forcën e femrave me ngjyrë.

Përveç kërcimit, vlerësime ajo mori edhe për kostumet dhe mënyrën e prezantimit. Karnavalet e Rios janë nga më të famshmet në botë dhe mbledhin miliona turistë të huaj. 

Tv Klan