Punimet për Urën e Vashës në Rrugën e Arbrit kanë përfunduar me sukses. Ndërsa ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama shkruan “Ura e Vashës në Rrugën e Arbërit punë e kryer për së mbari”.

Ura e Vashës, pjesë e Rrugës së Arbrit është më e larta në rajon, 152 metra. Për këtë urë janë hapur gjashtë tunele dhe është arritur përfundimi i punimeve.

Ura e Vashës siç shihet edhe nga pamjet, ka marrë formë të plotë me bashkimin e shpateve të malit.

Tv Klan