Banorët e Njësisë nr.11 në Tiranë të cilët duhet të pajisen me letërnjoftim ose pasaportë, apo nuk kanë regjistruar ende adresën e saktë të banimit, tani do të kenë jo vetëm shërbim më të mirë, por ambiente dinjitoze ku do mund të marrin shërbimet e kërkuara.

Bashkia e Tiranës ka përfunduar zyrat e reja të Njësisë Nr.11. Ato janë zhvendosur në rrugën “Gjergj Legisi”, pranë fushës sportive dhe ofrojnë tashmë kushte komode për qytetarët që do duan të marrin një shërbim pranë kësaj njësie.

“Njësia Administrative nr.11 në përmbushje të misionit të saj për të ofruar shërbime sa më cilësore, efikase si dhe për të krijuar çdo lehtësi tjetër vendore, ka rritur në nivelin më të lartë se kurrë më parë, me 38% nivelin e shërbimeve publike dhe socialiste ndaj banorëve.

38% më shumë përpjekje ligjore, zgjidhje të problematikave në infrastrukturë të mbartura ndër vite dhe zgjidhje të problematikave të mprehta sociale që jeton komuniteti ynë. Drejt përfundimit zyrat e reja në godinën e zhvendosur në Rr. Gjergj Legisi, pranë fushës sportive në Laprakë”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e Njësisë Administrative nr. 11 në kryeqytet. /tvklan.al