Treni që do të funksionojë në linjën Tiranë-Rinas – Durrës do të udhëtojë me një shpejtësi deri në 120 kilometra në orë.

Taksa inspektoi punimet që po kryhen me makinë Tamping që bën drejtimin dhe nivelimin e shinave, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku theksoi se ky investim shënon një revolucion të vërtetë në fushën e hekurudhës shqiptare.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku: 50 km në orë ka qenë ndërkohë që ne do të shkojmë me 120 km në orë, pra është ndryshim shumë i madh i shpejtësisë së trenave.

Krahas punës po bëhet në terren me shtrimet e shinave dhe sistemi i tyre, po punohet edhe për stacionet hekurudhore.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku: Rreth 80% e proceseve janë të bëra ndërkohë nga ana tjetër jemi duke avancuar me komponentë të tjerë siç janë pjesa e stacioneve. Po lidhen kontratat dhe më pas nis menjëherë puna për ndërtimin e këtyre 10 stacioneve të parashikuar në projektin origjinal të gjithë hekurudhës.

Sfidë për hekurudhën shqiptare sipas ministres Balluku mbetet kapaciteti njerëzor.

Tv Klan