Shpresa Ismaili prej vitesh punon si kontabiliste, në një zyrë që e ka hapur me iniciativën e saj përballë drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve në Tiranë. Ky ka qenë një muaj i vrullshëm për të, pasi shumë biznese të vogla janë drejtuar për të plotësuar deklaratën e tatimit mbi vlerën e shtuar. Shpresa thotë se vështirësia më e madhe është te përmbledhja e librave të blerjes e të shitjes, por dhe deklarata e TVSH-së nuk mund të plotësohet vetë.

“Ka njerëz që nuk kanë mbaruar degën ekonomi, duhet shkollë për atë punë që ta plotësosh, ke dhe që janë pa shkollë fare”, tha Shpresa Ismaili, kontabiliste.

Ajo nuk e konsideron të lartë tarifën e shërbimit nga 5 deri në 10 mijë lekë të rinj në muaj për një biznes të vogël, pasi volumi i punës është i madh.

 “Bizneset e ushqimore dhe bar-kafetë kanë punë të vështirë, sepse kanë shumë fatura mallrash, shitje – blerje. Profesionet e lira kanë më pak. Minimalisht më duhen 3 orë që të plotësoj deklaratën e TVSH-së për një biznes.”

Sipas deklaratave të dorëzuara nga zyra e saj, 60% e bizneseve të vogla kanë qenë subjekte që kanë paguar TVSH.

Kjo ndodh sepse nuk ka një listë të gjerë  shpenzimeve të zdritshme. Për shembull qiraja nuk konsiderohet shpenzim…”

Ditën e hënë përfundoi afati për dorëzimin e deklaratës së parë të TVSH-së për biznesin me xhiro nga 2 deri në 5 milion lekë. Në total 11 mijë e 700 subjekte dorëzuan librat e blerjes dhe shitjes, ndërsa pritet të publikohen edhe të dhënat për numrin e atyre që kanë dorëzuar në afat deklaratën.

Tv Klan