Udhëtimi në rrugën 115 kilometra do të kushtojë 7.5 Euro

Ka përfunduar afati për dorëzimin e ofertave të kompanive që kanë interes për të ndërtuar segmentin rrugor Milot-Fier. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mbylli procedurën e tenderit për pritjen e kërkesave nga kompanitë private dhe ka nisur shqyrtimin e tyre.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me numrin e pjesëmarrësve në garë. Gara për ndërtimin e 115 km nga Miloti në Fier u hap më 9 korrik, ndërsa ishte lënë si afat dhënia e ofertave në fund të shtatorit, afat i cili u shty dy herë.

Tenderi ndërkombëtar bazohet në formulën e dhënies së një koncesioni në këtë segment, ku do të jetë private që do të investojë 1.18 miliard Euro për ndërtimin, të cilat më pas do t’i kthehen përmes tarifës së rrugës prej 7.5 Euro për 100 kilometra për automjetet që do të kalojnë.

Koncesioni do të jetë për 35 vjet dhe më pas rruga do t’i transferohet shtetit, nisja e aplikimit të tarifës parashikohet të nisë në vitin 2024.

Tv Klan