Karabinierët e Njësisë së Hetimit të Xhenovës kanë arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

I riu shqiptar ishte dënuar me 4 vjet e 9 muaj burg, 10 muaj shërbim prove dhe pagimin e gjobës prej 7 mijë eurosh, për akuzën e vjedhjes, rezistencës ndaj policisë, evazion fiskal dhe trafikim lëndësh narkotike.

Mediat italiane raportojnë se të gjitha këto veprimtari të jashtëligjshme janë kryer në Xhenova, mes viteve 2014 dhe 2015. /tvklan.al