35 kandidatë dorëzojnë formularin e pasurisë

Përfundon procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Deklaratat janë dorëzuar me e-mail nga ana e kandidatëve pranë komisionit të BKH-së. tashmë anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Mësohet se disa prej kandidatëve nuk i ka plotësuar sipas ligjit deklaratat e pasurisë dhe janë skualifikuar për garën finale që është ajo e testit të së vërtetës.

Tv Klan