Pas disa orë diskutimesh mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, sërish ngërçi mbetet i pazgjidhur.

Sot në mbledhjen e Këshillit Politik, opozita jashtëparlamentare siç deklaroi Damian Gjilknuri, këmbëngul në insistimin e saj, të cilin Gjiknuri e ka cilësuar si qëllim për të bllokuar apo zvarritur miratimin e amendimeve kushtetuese.

Në një dalje për mediat Rudina Hajdari u shpreh se nga kjo mbledhje me tone të larta, është marrë garanci për hapjen e listave 100%. Ajo tha se palët e tjera që kundërshtojnë, do ta paguajnë rëndë bërjen të pamundur gjetjen e një kompromisi gjithëpërfshirës.

Ndërkaq, Damian Gjiknuri thotë se opozitës jashtëparlamentare i është thënë që mjafton të zgjedh një model perëndimor dhe më pas atë model ta implemtojnë.

Por sipas Gjiknurit këto janë çështje që zgjidhen në Kodin Zgjedhor.

Oerd Bylykbashi tha se mazhornaca nuk ka ndryshuar asgjë, madje shtoi se rrezikon që marrëveshja e 5 Qershorit të cënohet.

Kemi një model që është prej 17 vitesh i konsoliduar, i marrë nga Italia, nuk ka prodhuar asnjë krizë në zgjedhje modeli i koalicioneve që përdor Shqipëria. Është vetëm një lojë e Ramës për të ndryshuar rregullat e lojës para zgjedhjeve. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë diskutimin për të bërë së bashku amendime që do të hapin listat 100% pa prekur asgjë që ndryshon rregullat themelore të procesit zgjedhor”, u shpreh Bylykbashi.

Opozita e bashkuar shprehet se ky “puç kushtetues bëhet nga Partia Socialiste dhe disa individë të shkëputur”. /tvklan.al